Në kuadër të aktiviteteve të Global Entrepreneurship Week (GEW) 2025, ditën e djeshme më datë 18 nëntor 2025, u zhvillua ushtrimi praktik “Tabletop Exercise – Sulme kibernetike të sinkronizuara drejt Universiteteve”, i fokusuar në reagimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike në institucionet arsimore.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike. Universiteti Politeknik i Tiranës u përfaqësua nga 5 studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI), të cilët u angazhuan në analizimin e skenarëve, marrjen e vendimeve dhe diskutimin e proceseve të reagimit ndaj sulmeve të sinkronizuara.
- Altea Kenuti
- Elona Sharra
- Sadri Kabashi
- Dano Dhiari
- Anxhelika Kreci
Ky aktivitet u ofroi studentëve një eksperiencë të vlefshme praktike, duke rritur kapacitetet e tyre profesionale në fushat e:
- menaxhimit të incidenteve kibernetike,
- koordinimit ndërinstitucional,
- vlerësimit të rrezikut dhe rikuperimit të sistemeve.
UPT vlerëson angazhimin dhe pjesëmarrjen e studentëve, duke inkurajuar vazhdimisht përfshirjen në aktivitete që nxisin inovacionin, aftësitë praktike dhe ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike.




