ESN Tirana publikon pesë dokumente tematikë të politikave, të zhvilluara mbi bazën e Anketës Kombëtare mbi Perceptimin e Rinisë nga ESN Tirana.
Kjo nismë e udhëhequr nga vullnetarët lindi nga një përpjekje e sinqertë për të dëgjuar, kuptuar dhe reflektuar nevojat aktuale të të rinjve shqiptarë në lidhje me procesin e integrimit europian.
Këto dokumente pasqyrojnë ndërgjegjësimin, interesat, perceptimet dhe burimet e informacionit të brezit Gen Z në Shqipëri. Ato ofrojnë një panoramë të veçantë mbi mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e kuptojnë çdo klaster negociues në procesin e anëtarësimit në BE.
Anketa u zhvillua nga prilli deri në qershor 2025. Gjetjet paraprake u ndanë me Delegacionin e BE-së në Shqipëri në tetor. Pikat kryesore u prezantuan më pas si video-insight në Forumin e Zgjerimit të BE-së. Ky është një kapitull i ri në forcimin e zërit të rinisë shqiptare për të ndikuar në të ardhmen e Europës.
Shihni dokumentet tematikë sipas klasterëve:




