[wpml_language_selector_widget]

Menu

NJOFTIM: Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

[post-views]
Midis Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, më datë 12 dhjetor 2025 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me synim realizimin e një bashkëpunimi didaktik shkencor, për çështje me interes të përbashkët.
Palët, për realizimin e qëllimit të kësaj marrëveshjeje, shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar së bashku për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si edhe për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie apo aktiviteti tjetër të nevojshëm.
UPT dhe UMT do të bashkëpunojnë:
  1. për hartimin dhe aplikimin në Projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si: Erasmus+, Horizon 2020 etj, për të cilët do të kërkohet përfshirja e stafit akademik, stafit drejtues dhe studentëve të palëve në zbatim të këtyre projekteve;
  2. për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, debate, konferenca, simpoziume, workshope;
  3. për zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave profesionale në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve;
  4. për shkëmbimin e personelit akademik për procesin mësimor, kërkimor e shkencor;
  5. për shkëmbimin e personelit akademik për realizimin e projekteve në kuadër të studimeve të ciklit të tretë të doktoratës;
  6. për shkëmbimin e studentëve dhe përdorimin e literaturës shkencore dhe platformave online, etj.;
  7. për shkëmbimin e informacionit, materialeve akademike dhe publikimeve në fusha të interesit të ndërsjellë;
  8. për krijimin e programeve të përbashkëta të diplomave;
  9. për shkëmbimin e studiuesve dhe shkencëtarëve, për të kryer kërkime me interes të ndërsjelltë.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Universitetit i Mjekësisë, Tiranë marrëveshja u nënshkrua nga rektori, Prof. Dr. Xheladin Draçini.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto