Në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Deloitte, si dhe në vijim të angazhimit të përbashkët për krijimin e mundësive konkrete profesionale për studentët e UPT, dëshirojmë të ndajmë me ju disa pozicione të hapura pranë Deloitte, për të cilat aktualisht është në zhvillim procesi i rekrutimit.
Kjo thirrje i drejtohet studentëve të vitit të fundit (Bachelor/Master) të UPT, që studiojnë në fushat:
- IT
- Kontabilitet
- Financë
- Administrim Biznesi
- ose fusha të ngjashme
Këto pozicione përfaqësojnë një mundësi shumë të mirë për studentët e UPT, që falë këtij bashkëpunimi, të hedhin hapat e parë në karrierën e tyre profesionale pranë një kompanie ndërkombëtare si Deloitte.
Pozicionet e hapura në fushën e IT janë si më poshtë:
- QA Engineer – – 18605
- Service Designer – – 18610
- Business Analyst – – 18601
- Product (UX/UI) Designer – – 18603
- Angular Frontend Developer – – 17736
- Backend Developer – – 16375
Pozicionet e hapura në fusha Ekonomike/Administrative janë:
- Compliance Controlling Lab – – 18471
- Audit Support Junior (Italian Speaker) – – 16850
- Advisory Transaction Services Junior and Senior Associate (Italian Speaker) – – 16004
- Advisory Transaction Services Junior & Senior Associate – – 17884
- Junior Analyst – Independence Team Conflict Check (Italian speaker) – – 18569
- HR Operations Junior Specialist – – 18447
Studentët e interesuar të UPT ftohen të aplikojnë përmes faqes zyrtare të karrierës së Deloitte, duke përdorur linqet përkatëse të pozicioneve të listuara më sipër.
Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjen mes universitetit dhe tregut të punës, duke u ofruar studentëve të UPT mundësi reale për zhvillim profesional dhe punësim cilësor.
Ju urojmë suksese dhe një vit të ri të mbushur me arritje!




