Universiteti Politeknik i Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO) dhe nismave institucionale për mbështetjen, orientimin dhe dhënien e mundësive konkrete për zhvillimin profesional të të diplomuarve, informon të diplomuarit e rinj mbi mundësinë për të marrë pjesë në sesionet informuese online në kuadër të EPO Young Professionals Programme, një program prestigjioz i Zyrës Evropiane të Patentave (EPO).
Kjo thirrje vlen vetëm për të diplomuarit (recent graduates).
Në vijim të lançimit të fushatës së programit, për sesionin e pranverës, do të zhvillohet një seri sesionesh informuese online, të udhëhequra nga Young Professionals aktualë të EPO, të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre profesionale, jetën e përditshme në EPO dhe këshilla praktike për procesin e aplikimit.
Informacionin e plotë mbi Modular IP Education Framework e gjeni në vijim.




