Campus France Albanie, i vendosur pranë Institutit Francez në Tiranë (KubFrance Tirana), në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri, organizoi në datën 06.02.2026 një takim rrjetëzimi ku morën pjesë drejtues universitetesh, përfaqësues të marrëdhënieve me jashtë si dhe përfaqësues të zyrave të karrierës.
Ky aktivitet dëshmoi interesin e lartë për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimeve akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë shqiptar dhe atyre franceze.
Gjatë takimit, Campus France Albanie prezantoi misionin e tij kryesor, i cili konsiston në mirëpritjen, informimin, këshillimin dhe mbështetjen e studentëve shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin studimet e tyre në Francë. Gjithashtu, u prezantuan bursat e Qeverisë Franceze, të ofruara çdo vit për studentët shqiptarë, me qëllim mbështetjen e projekteve të tyre akademike dhe kërkimore.
Diskutimet krijuan mundësi për eksplorimin e perspektivave të bashkëpunimit në të ar
dhmen, si dhe për shkëmbimin e pritshmërive dhe ideve ndërmjet universiteteve pjesëmarrëse.




