Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universiteti Politeknik i Tiranës dhe European Patent Office, informojmë studentët e diplomuar si dhe ata në prag diplomimi në ciklin e dytë Master, se edicioni i radhës i Young Professionals Programme (YPP) do të hapë aplikimet më 16.02.2025.
Ky program përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për zhvillim profesional në një institucion ndërkombëtar me ndikim në fushën e inovacionit dhe pronësisë industriale.
Për detaje në lidhje me mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore kliko këtu.




