Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Akli Fundo mirëpriti në një takim zyrtar delegacionin nga Universiteti Politeknik i Barit, të kryesuar nga Rektori i këtij institucioni Prof. Umberto Fratino dhe Prof. Matilda Mali. Takimi u zhvillua në ambientet e universitetit dhe u fokusua në forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe akademike ndërmjet dy universiteteve.
Gjatë bisedimeve u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, i cili është zhvilluar përmes pjesëmarrjes së përbashkët në programe dhe projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, si Horizon 2020, INTERREG dhe Erasmus+. U theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta si Ecoport8, TenEcoport, CODE dhe 3D-IMP-ACT, të cilat kanë kontribuar në forcimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe shkëmbimit akademik ndërmjet dy universiteteve.
Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, duke përfshirë projekte kërkimore, programe mobiliteti akademik dhe iniciativa të reja në kuadër të programeve evropiane.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Barit.





