[wpml_language_selector_widget]

Menu

Ceremonia e përurimit të Kampusit Ndërkombëtar, Universiteti i Teknologjisë së Kompjenjës, Universiteti Politeknik i Tiranës, ICCT

[post-views]

Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, ditën e hënë, datë 20 prill 2026, u zhvillua ceremonia e përurimit të Kampusit Ndërkombëtar, Universiteti i Teknologjisë së Kompjenjës, Universiteti Politeknik i Tiranës, ICCT.

Kampusi Ndërkombëtar, Universiteti i Teknologjisë së Kompjenjës, Universiteti Politeknik i Tiranës, ICCT konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të Universitetit Politeknik në vite, si një nga arritjet më të mëdha në arsimin e lartë Shqiptar.

Dy universitetet, UTC dhe UPT kanë ndërtuar dy programe studimi, Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike dhe Bachelor në Inxhinieri të Sistemeve Elektronike. Mësimi do të zhvillohet në Universitetin Politeknik të Tiranës me profesorë shqiptarë dhe francezë të të dy universiteteve. Në fund studentët do të marrin një diplomë të Universitetit të Teknologjisë së Kompjenjës dhe një diplomë të Universitetit Politeknik. Mësimi do të zhvillohet në shqip, frëngjisht dhe anglisht. Pas tre vitesh do të hapet edhe një program i ri studimi Bachelor në Inxhinieri Mekatronike dhe numri i studentëve do të dyfishohet në secilin program studimi duke shkuar në 144 studentë dhe do të ketë pjesëmarrje edhe të studentëve francezë dhe ndërkombëtarë. Për studentët më të mirë të programeve ekziston mundësia për të vazhduar studimet në UTC në nivelin e shkollës inxhinierike, por edhe Master, pas marrjes së diplomës Bachelor.

Universiteti Politekniki Tiranës  dhe Universiteti i Teknologjisë së Kompjenjës kanë hapur vite më parë dy dubëldiploma në Master Shkencor në Inxhinieri Informatike dhe Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike, të cilat janë zëvendësuar me Master i përbashkët me diplomë të dyfishtë në Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim. Gjithashtu është hapur Masteri Europian Erasmus Mundus në Inxhinieri të Sistemeve të Qendrueshme me një Konsorcium me katër Universitete: Universiteti i Teknologjisë së Kompjenjës, Universiteti i Xhenovës, Universiteti i Katalonjës dhe Universiteti Politeknik, Master Europian ku mësimi zhvillohet nga një simestër në secilin Universitet dhe studentët janë ndërkombëtarë.

Kampusi Ndërkombëtar UTC-UPT përbën projektin më të ri të bashkëpunimit të gjatë midis dy universiteteve, i cili i ka fillesat me nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit, në vitin 2008, e pasuar me shkëmbime të shumta të studentëve dhe pedagogëve të UPT dhe të UTC, të mbështetura nga projekti Erasmus, më pas me Dubël Diplomat në Master në Inxhinieri Informatike dhe Elektronike në 2019, me Dubël Diplomë të delokalizuar në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në vitin 2022 dhe së fundi, Masterin Europian në kuadrin Erasmus Mundus në vitin 2023, Diplomë e Katërfishtë në IA nga katër Universitete Europiane me UTC si lider.

Kontribut në këtë projekt madhor ka Universiteti i Teknologjisë së Kompjenjës dhe stafi i tij; stafi i UPT-së, për përkushtimin, nivelin profesional e shkencor, pasionin me të cilin kanë punuar; Qeveria Franceze për rolin e rëndësishëm në zhvillimin dhe realizimin e kampusit; Ambasada e Francës në Shqipëri për rolin e saj në promovimin, mbështetjen politike dhe financiare për Kampusin; Qeveria Shqiptare, për mbështetjen e vazhdueshme që në fillim të idesë së kampusit.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto