[wpml_language_selector_widget]

Menu

Profesor Doktor Andrea Maliqarit i jepet dekorata franceze «Palmat Akademike»

[post-views]
Ditën e hënë, datë 20 prill 2026, në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Znj. Catherine Suard i dorëzon Prof. Dr. Andrea Maliqarit dekoratën franceze më të vjetër civile «Palmat Akademike».
Gjatë ceremonisë, në një moment solemniteti, Ambasadore e Francës në Shqipëri, Znj. Catherine Suard, përshkroi karrierën e Prof. Andrea Maliqari, duke filluar nga vitet 1994 –
1998, kur studionte në Shkollën e Arkitekturës së Normandisë dhe në École Nationale des Ponts et Chaussées (Shkolla Kombëtare e Urave dhe Rrugëve), në të cilën ka qenë edhe profesor i ftuar për një vit.
Profesor Andrea Maliqari, në Universitetin Politeknik të Tiranës, ka mbajtur në vijueshmëri pozicionet e Përgjegjësit të Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban, Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, më pas Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, nga viti 2016 deri në vitin 2024, duke mbajtur ndërkohë postin e Këshilltarit për Ndërkombëtarizimin pranë Rektorit.
Gjatë gjithë kësaj karriere të shkëlqyer dhe të përmbushur, ai ka punuar vazhdimisht për të krijuar dhe zhvilluar partneritete të strukturuara me institucionet franceze të arsimit të lartë
dhe kërkimit shkencor, ndër të tjera, Shkollën Speciale të Punëve Publike, Universitetet e Poitiers dhe Orléans dhe, pika më kulminante, Universitetin e Teknologjisë të Compiègne (UTC).
Në fjalën e saj, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Znj. Catherine Suard, ndër të tjera theksoi se Prof. Andrea Maliqari është një aktor determinant, një nga më të çmuarit, e bashkëpunimit franko-shqiptar në fushat e arsimit të lartë dhe të frankofonisë. Prandaj është një nder për Francën, dhe për mua personalisht, t’ju dorëzoj dekoratën e Kalorësit në Urdhrin e Palmave Akademike.
Profesor Andrea Maliqari, në emër të Ministrisë Franceze të Arsimit Kombëtar, Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, bëhet Kalorës të Urdhrit të Palmave Akademike.
Titulli “Kalorës i Urdhrit të Palmave Akademike” (frëngjisht: Chevalier de l’Ordre des Palmes académiques) është një dekoratë shtetërore franceze me shumë prestigj, e dhënë për kontribute të veçanta në arsim, kulturë dhe shkencë.
Urdhri Ordre des Palmes académiques është një nga dekoratat më të vjetra në Francë, i krijuar fillimisht nga Napoléon Bonaparte në vitin 1808 për të nderuar profesorët e Universitetit të Parisit. Sot ai jepet nga Ministria e Arsimit e Francës.
Grada Kalorës (Chevalier) është niveli i parë i këtij urdhri (pasuar nga Oficer dhe Komandant). Ky titull u jepet:
  • profesorëve dhe studiuesve,
  • punonjësve të arsimit,
  • si dhe personaliteteve (edhe të huaja) që kanë kontribuar në përhapjen e arsimit dhe kulturës franceze në botë.
Është një vlerësim i rëndësishëm që tregon njohje zyrtare për merita në fushën akademike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto