Staf akademik dhe administrativ i Universitetit Politeknik të Tiranës mori pjesë në Javën e Trajnimit të Stafit Ndërkombëtar “Internationalization: global horizons, sharing good practices”të zhvilluar nga data 20.04.2026-24.04.2026 në Universitetin Politeknik të Katalunjës.
Gjatë kësaj jave u zhvilluan sesione informimi mbi programet e studimit në universitetin pritës dhe u ndanë me pjesëmarrësit përvojat më të mira në fushën e ndërkombëtarizimit.
Stafi pjesëmarrës, u njoh nga afër me projektet kërkimore në nivel evropian në UPC, mënyrën e tyre të financimit dhe menaxhimit.
Java vazhdoi me vizitë në Shkollën ESEIAAT, pjesë përbërëse e UPC-së, në qytetin e Terrasës, ku Prof. Jordi Voltas dhe Prof. Daniel Garcia, pjesë e stafit drejtues të kësaj shkolle prezantuan mënyrën menaxhimin e shkollës dhe njësitë përbërëse të saj.
Pjesëmarrësit në trajnim sollën mes të tjerave edhe përvojat e tyre në BIPS (Blended Intensive Programmes).
Një moment i rëndësishëm gjatë trajnimit në UPC ishte prezantimi i njësive përgjegjëse për komunikimin dhe promovimin e universitetit si edhe njësisë për përthithjen e talenteve të reja.
Gjatë prezantimit përfaqësueset e këtyre njësive paraqitën mes të tjerave mjetet digjitale që përdorin për të mundësuar mbarëvajtjen e punës në këto njësi.
Stafi u prit nga koordinatorja për programin Erasmus+ KA171, Ms. Geny Savedra me të cilën u diskutua mbi mbarëvajtjen e projektit dhe vazhdimësinë e projektit.
Pjesëmarrja në javën e trajnimit ISTË 26 shërbeu si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të shkëmbyer praktika në kuadër të projektit Erasmus+.
Gjatë këtij aktiviteti pesë-ditor, u krijuan ura bashkëpunimi me kolegë nga UPC si edhe nga universitetet e tjera pjesëmarrëse në javën e trajnimit si: Universiteti i Thesalisë, Universiteti Ndërkombëtar Grek, Universiteti i Valle-s, Kolumbi, Universiteti Teknik Kombëtar i Ukrainës“ Instituti Politeknik i Kievit Igor Sikorsky” dhe Politekniku i Torinos, duke hapur horizonte të reja për projekte të përbashkëta kërkimore dhe programe shkëmbimi.





