[wpml_language_selector_widget]

Menu

Senati akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës i akordon Dr. José Luis Manzano titullin “Doctor Honoris Causa”.

[post-views]
Senati akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të Statutit të Universitetit Politeknik të Tiranës”, me rekomandim të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave i akordon Titullin “Doctor Honoris Causa” Zotit José Luis Manzano.
Dr. José Luis Manzano përfaqëson një figurë të spikatur në jetën publike dhe ekonomike ndërkombëtare. Kontributi i tij dëshmon për një lidership të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj forcimit të institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës.
Dr. José Luis Manzano ka ndërtuar një profil të jashtëzakonshëm në fushën e biznesit ndërkombëtar. Si President i Integra Capital, ai ka zhvilluar investime të rëndësishme në sektorë strategjikë si energjia, minierat, infrastruktura dhe media, duke operuar në disa vende të botës. Veçanërisht i rëndësishëm është vizioni i tij për të ardhmen, i fokusuar në mineralet kritike për tranzicionin energjetik dhe sigurinë ushqimore – përfshirë litiumin, bakrin, potasin dhe uraniumin – duke dëshmuar aftësi për të parashikuar zhvillimet globale dhe për të marrë vendime strategjike në kushte sfiduese.
Një dimension po aq i rëndësishëm i veprimtarisë së tij është angazhimi në fushën akademike dhe filantropike. Përmes mbështetjes së institucioneve arsimore, pjesëmarrjes në forume ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve me organizata globale, ai ka kontribuar në promovimin e dijes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Zotit José Luis Manzano, nga Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, u organizua ditën e mërkurë, datë 6 maj 2026, në mjediset e Universitetit të Arteve, me praninë e Kryeministrit, zotit Edi Rama, Ministres së Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, Ministrit të Drejtësisë, z. Toni Gogu dhe personaliteteve të tjera akdemike dhe institucionale.
Gjatë kësaj ceremione u dhanë edhe 4 tituj të tjerë “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Arteve dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Ceremonia përbën një ngjarje të rëndësishme, ku katër universitete shqiptare bashkohen për të nderuar pesë personalitete mjaft të spikatur, në kuadër të aktivitetit të World Law Congress, në vendin tonë, në vitin 2027.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto