[wpml_language_selector_widget]

Menu

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

[post-views]
Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, ditën e enjte, datë 12 maj 2026, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Marrëveshja synon realizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor; në fushën e zhvillimit të aktiviteteve të lidhura me shkëmbimin e sferave akademike; në zhvillimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe akademike, me qëllim promovimin e shkëmbimit të njohurive dhe avancimin e aktiviteteve shkencore ndërmjet institucioneve.
Marrëveshja synon thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në fushat e gjeoshkencave dhe të inxhinierisë mekanike dhe kompjuterike.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë marrëveshja u nënshkrua nga Rektore e këtij universiteti, Prof. Dr. Nurten Deva.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto