Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, ditën e martë, datë 19 maj 2026, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Marrëveshja synon: Realizimin e kërkimeve shkencore dhe teknike për identifikimin e vendvarrimeve të dyshuara të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, duke kombinuar dokumentacionin arkivor me teknologjitë gjeofizike; Përfshirjen e stafit akademik dhe studentëve në projekte kërkimore me ndikim shkencor dhe shoqëror; Bashkëpunimin në fushën e teknologjisë së informacionit, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në analizën dhe strukturimin e dokumenteve arkivore; Zhvillimin e moduleve të trajnimit dhe platformave “e-learning”.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit marrëveshja u nënshkrua nga Kryetarja Dr. Gentiana Sula.



