MSc. Aurela Jahja, nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, kreu një mobilitet për mësimdhënie, nga data 22–26 qershor 2026, në AGH University of Krakow, Fakulteti i Gjeologjisë, Gjeofizikës dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Poloni.
Temat e trajtuara ishin:
- Geochemical characterization of geothermal waters (Karakterizimi gjeokimik i ujërave termale).
- Stable isotopes in geothermal systems (Izotopet e qëndrueshme në sistemet gjeotermale).
- Genesis and evolution of geothermal waters (Gjeneza dhe evolucioni i ujërave termale).
Përtej detyrimit mësimor, mobiliteti shërbeu edhe si mundësi për thellimin e bashkëpunimit shkencor UPT–AGH, konkretisht për: Realizimin e analizave kimike të mostrave të ujërave termale, të mbledhura në kuadër të temës së doktoraturës sime, në laboratorët e Fakultetit të Gjeologjisë, Gjeofizikës dhe Mbrojtjes së Mjedisit të AGH University of Krakow, duke përfituar nga pajisjet dhe ekspertiza analitike e institucionit pritës.




