[wpml_language_selector_widget]

Menu

SQARIM DHE SHTYRJE E AFATIT PËR APLIKIMIN NË TESTIN E PRANIMIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS, VITI AKADEMIK 2026–2027

[post-views]

SQARIM DHE SHTYRJE E AFATIT PËR APLIKIMIN NË TESTIN E PRANIMIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS, VITI AKADEMIK 2026–2027

Detajet e plota

Të dashur aplikantë maturantë shqiptarë,

Bazuar mbi Kalendarin e Aplikimit 2026 dhe Urdhrin e përbashkët të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), Nr. 108, datë 15.06.2026, “Për miratimin e kalendarit të procedurave të aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2026–2027”, ku përzgjedhja e programeve të studimit është deri më datën 1 Gusht, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës AU vendosi që “Aplikimi për Provimin e Pranimit në Universitet” i cili kryhet Online nëpërmjet portalit e-Albania, të jetë i hapur deri në datën 1 Gusht, ora 00:00.

Ju informojmë se aplikimi në e-Albania shërben vetëm për regjistrimin në konkurs/testin e pranimit. Në këtë fazë të aplikimit ka rëndësi vetëm të përzgjedhni Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, pavarësisht nëse keni përzgjedhur 1, 2 apo 3 programet e studimit në FAU.

Për momentin në portalin e-Albania është aktiv vetëm programi i studimit Arkitekturë Interieri dhe Dizajni, por kjo nuk kushtëzon përzgjedhjen legjitime tuajën të kryer sipas formularit online në U-Albania. Ndaj ju lutemi vazhdoni pa hezitim aplikimin deri në fund. Ky është vetëm procesi për t’u regjistruar në Testin e Pranimit. Renditja në programet e studimit do të bëhet vetëm sipas 10 preferencave që ju keni përzgjedhur në portalin U-Albania.

Shënim

Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për çdo njoftim të ri.

Në direktorinë, Informacion mbi Testin e Pranimit, viti akademik 2026-2027 do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim për çdo proces.

https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/Informacion_mbi_testin_e_pranimit_viti_2026-2027/

Shkarko Hapat e aplikimit dhe regjistrimit.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email