Universiteti Politeknik i Tiranës njofton të gjithë kandidatët e shpallur fitues në një nga programet e studimit që ofron UPT, se regjistrimet për Raundin e Parë do të zhvillohen në 7 faza 48-orëshe, në periudhën:
26 gusht 2026 – 08 shtator 2026
Regjistrimet do të kryhen pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së përcaktuar, duke përfshirë edhe ditët e shtuna dhe të diela.
Kandidatët e shpallur fitues duhet të paraqiten pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku kanë fituar të drejtën e regjistrimit, brenda afatit të përcaktuar, për të përfunduar procedurat përkatëse të regjistrimit.
Universiteti Politeknik i Tiranës u uron suksese të gjithë kandidatëve fitues në rrugëtimin e tyre universitar.

