Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO), Zyra e Karrierës dhe Alumni fton studentët e UPT-së të aplikojnë në edicionin e vjeshtës 2026 të programit Modular IP Education Framework (MIPEF).
Programi MIPEF u ofron studentëve mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fushën e pronësisë intelektuale, inovacionit, mbrojtjes së ideve dhe shndërrimit të tyre në vlerë në treg.
Regjistrimet hapen më 21 shtator 2026.
Zgjidh kursin që të përshtatet:
🔹 ENTRY LEVEL
Create – Protect – Innovate: Bringing ideas to market
Për studentët që duan të njihen me bazat e pronësisë intelektuale.
https://www.epo.org/en/learning/events/uv03-2026
Kodi: UV03*mipef_26
🔹 ADVANCED LEVEL
Create – Protect – Innovate: Bringing ideas to market
Për studentët që kanë përfunduar më parë kursin Entry Level dhe dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre.
https://www.epo.org/en/learning/events/uv04-2026
Kodi: UV04_mipef_26
🔹 IP MANAGEMENT
Create – Protect – Innovate: Bringing ideas to market
Veçanërisht i përshtatshëm për studentët e biznesit, sipërmarrjes, menaxhimit të inovacionit dhe drejtësisë.
https://www.epo.org/en/learning/events/uv06-2026
Kodi: UV06?mipef-26
Çfarë mund të fitosh?
- Njohuri mbi pronësinë intelektuale dhe mbrojtjen e ideve
- Aftësi për të kuptuar rrugëtimin e një ideje drejt tregut
- Njohuri mbi inovacionin dhe sipërmarrjen
- Kompetenca të vlefshme për studimet dhe karrierën profesionale
Regjistrohu nga 21 shtatori 2026 dhe përfito nga kjo mundësi ndërkombëtare e EPO!
MIPEF IP Management course announcement for academic year 26_27
MIPEF advanced level course announcement for academic year 26_27 (1)
MIPEF entry level course announcement for academic year 26_27


