Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, ditën e enjte, datë 24 shtator 2026, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës.
Kjo marrëveshje është në vijim të marrëveshjeve të mëparshme midis dy institucioneve, si dhe marrëveshjeve midis fakulteteve respektive të dy universiteteve dhe është në thellim të bashkëpunimin akademik dhe shkencor.
Synimi i kësaj marrëveshjeje është për:
- Kërkime bashkëpunuese, leksione dhe simpoziume;
- Shkëmbim studiuesish dhe kërkuesish shkencorë;
- Shkëmbim të studentëve të diplomuar dhe të studentëve të doktoraturës;
- Shkëmbim studentësh universitarë;
- Bashkëpunim në kuadër të projekteve të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare;
- Shkëmbim të publikimeve shkencore në fushat, të cilat janë me interes të të dyja palëve për përditësimin e informacioneve. Etj.
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës marrëveshja u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Universiteti i Prishtinës marrëveshja u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti Prof. Arben Hajrullahu.


