Menu

Thirrje për studentët e UPT-së – Financim për nisma rinore

[post-views]

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, ftohen studentët e UPT-së të krijojnë grupe joformale rinore dhe të aplikojnë me ide e iniciativa që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

Përmes kësaj thirrjeje, grupet joformale rinore mund të përfitojnë financim nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë për projekt-propozimet e tyre.

Afati i fundit për aplikim: 9 nëntor 2026, ora 16:30.

Për kriteret e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e dorëzimit të aplikimeve, konsultoni njoftimin zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Rinisë:

🔗 https://rinia.gov.al/thirrja-e-pare-per-projekt-propozime-grupet-joformale-rinore/

UPT fton studentët të shfrytëzojnë këtë mundësi financimi për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email