A. Kandidatët për për personel ndihmësakademik në Institutin e Gjeoshkencave, duhet të plotësojnë kriteret përcaktuese si më poshtë:
- Të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare (Bachelor + Master);
- Preferohen kandidatët që kanë certifikime/trajnime në fushën e meteorologjisë;
- Preferohen kandidatët që kanë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike (Paketa Office dhe sisteme të menaxhimit të të dhënave);
- Të kenë njohuri të mira të gjuhëve të huaja, preferohet gjuha angleze e dokumentuar në nivelin B2;
- Të zotërojnë aftësi të mira komunikuese dhe pune në grup
II. DOKUMENTACIONI DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Letër motivimi;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;\
- Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuara; (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MA);
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar;
- Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e paraqitur;
- Dëshminë e gjuhës së huaj të noterizuar
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 28.10.2026 pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës, dokumentacionin e sipërcituar.


