Menu

Staf i FIMIF vizitë në Universitetin Politeknik të Torinos

[post-views]

Më 20 nëntor 2026, një delegacion i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, i kryesuar nga  Dekania e FIMIF-it, Prof. Teuta Myftiu (Budlla), zhvilloi një vizitë në POLITO.

Gjatë vizitës, delegacioni u takua me Prof. Alberto Giuseppe Sapora, Zv. Rektor i POLITO-s, me kolegë nga departamentet DISMA (Shkenca Matematike) dhe DISAT (Shkenca Aplikative dhe Teknologji), si dhe me përfaqësues të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Këto takime hapën perspektiva të reja bashkëpunimi në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe mobilitetit të studentëve e akademikëve.

Atmosfera e hapur dhe konstruktive, interesi i ndërsjellë dhe gatishmëria e kolegëve italianë për të ndërtuar partneritete afatgjata e bënë këtë vizitë një përvojë vërtet frymëzuese.

Dreka e organizuar nga pritësit shtoi një ngrohtësi njerëzore dhe shkembim kulturash që e forcoi më tej miqësinë mes dy institucioneve.

Falënderojmë përzemërsisht Politecnico di Torino për mikpritjen e shkëlqyer dhe për kohën që na kushtuan. Jemi të bindur se kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm midis UPT dhe PoliTo-s, në dobi të studentëve, akademikëve dhe të dy universiteteve tona.

 

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email