Menu

Njoftim për studentët e Universitetit Politeknik të Tirans, për regjistrime në programin e përbashkët Master Erasmus Mundus (EMJM) EU4M në Mekatronikë

[post-views]

Njoftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ish-studentët (alumni) për mundësinë e ndjekjes së programit ndërkombëtar Master Erasmus Mundus (EMJM) EU4M në Mekatronikë, për vitin 2027. Për t’u njohur më mirë me programin, procesin e aplikimit dhe mundësitë për përfitimin e bursave, ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të shkurtër informues online.

 Detajet e takimit informues online

– Data: E hënë, 1 dhjetor 2026

– Ora: 13:00 (CET / Ora e Parisit)

– Regjistrimi: Regjistrohuni këtu nëpërmjet Zoom

Register here via Zoom : https://h-ka-de.zoom-x.de/meeting/register/DcJuvyciS8CJ_PkmKQgtKw

(Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm për arsye sigurie. Pas regjistrimit, do të merrni një email konfirmimi që do të përmbajë lidhjen tuaj personale për t’u bashkuar me takimin.)

Rreth programit Master EU4M

Programi EU4M është konceptuar për studentët që zotërojnë një diplomë Bachelor në Mekatronikë, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike ose Inxhinieri Elektronike. Ky program synon të thellojë njohuritë dhe aftësitë tuaja teknike, duke ju ofruar njëkohësisht një përvojë të pasur ndërkombëtare.

Struktura e programit: Katër semestra studimi në dy (ose tre) universitete partnere, në përfundim të të cilëve studentët pajisen me një diplomë të përbashkët Master Shkencor (M.Sc.) në Mekatronikë.

Mbështetja për studentët: Përfshin asistencë për procedurat e aplikimit për vizë, sigurim shëndetësor, kurse gjuhësore, si dhe akses të plotë në rrjetin e ish-studentëve (alumni) dhe atë të industrisë, të krijuar nga EU4M.

Universitetet partnere:

– Hochschule Karlsruhe – University of Applied Sciences (Gjermani – programi zhvillohet në gjuhën gjermane)

www.h-ka.de/eu4m | Shikoni videon

– Universidad de Oviedo (Spanjë – programi zhvillohet në gjuhën spanjolle)

www.uniovi.es | Shikoni videon

– SUPMICROTECH – ENSMM (Francë – programi zhvillohet në gjuhën frënge)

www.supmicrotech.fr

– University of Skövde (Suedi – programi zhvillohet në gjuhën angleze)

www.his.se/en/ | Shikoni videon

Kriteret e pranimit dhe kërkesat gjuhësore

– Universiteti i parë pritës: Kërkohet njohja e gjuhës në të cilën zhvillohet programi në nivelin B2 (minimumi B1).

– Universiteti i dytë pritës: Kërkohet njohuri bazë e gjuhës në nivelin B1 (minimumi A2).

– Shënim: Certifikatat zyrtare të njohjes së gjuhës duhet të paraqiten në momentin e aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

– Transkripta akademike / lista e notave;

– Diploma e studimeve Bachelor (ose një vërtetim zyrtar që konfirmon përfundimin e pritshëm të studimeve);

– Certifikatat që dëshmojnë njohjen e gjuhëve të huaja;

– Letër motivimi dhe CV;

– Kopje e pasaportës dhe një fotografi format pasaporte;

– Dy letra rekomandimi (të detyrueshme për aplikantët që kërkojnë të përfitojnë bursë EMJM);

– Fakultative: Certifikata të praktikave profesionale dhe dokumente të tjera mbështetëse.

Si të aplikoni?

– Afati i fundit për aplikim: 15 janar 2027.

– Aplikimi online: Paraqisni aplikimin tuaj për programin Master Erasmus Mundus në Inxhinieri Mekatronike (EMJM).

EMJM in Mechatronic Engineering : https://www.eu4m.eu/inicio

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email