Brezi i parë i arkitektëve shqiptarë, dalë nga bangat e Universitetit tonë, mbildhet pas 50 vitesh për të festuar së bashku në të njëjtin vend, në UPT.
Duke i përshendetur përzemërsisht, jemi krenarë jo vetëm për ta, por edhe për të gjitha gjeneratat e mëpasshme të dala nga bangat e Universitetit Politeknik të Tiranës, të vetmit universitet publik që ofron këto degë kaq të rëndësishme për vendin.