Siç është bërë traditë e përvitshme e Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2025”.
Në këtë konkurs, Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës shtator 2024 – tetor 2025, të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.
Si çdo vit, përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim.
Në këtë kuadër, informohen pedagogët dhe studentët për të konkuruar në “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2025”.
Për informacione te mëtejshme, lutemi të konsultoheni me faqen e web-it të Bankës së Shqipërisë në link-un në vijim:
Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025
Data e publikimit: 24.06.2025
Ftesë për tema
Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2024 – tetor 2025, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
Çmimet
Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:
- Çmimi i parë 250.000 lekë
- Çmimi i dytë 200.000 lekë
- Çmimi i tretë 150.000 lekë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2025.