Search
Close this search box.

Menu

Informacion mbi rezultatet e Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Berlinit, mbajtur më 14 tetor 2024 në Berlin.

Ju lutemi gjeni bashkangjitur Konkluzionet e Kryesuesit nga Samiti.
Paragrafi 18 i referohet në mënyrë specifike Konferencës së 8-të të Përbashkët të Shkencës së Procesit të Berlinit, si më poshtë: “Pjesëmarrësit mirëpritën vazhdimin e Konferencave të Përbashkëta të Shkencave të Procesit të Berlinit, të koordinuara nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave Leopoldina, dhe vlerësuan përpjekjet kolektive gjatë dekadës së fundit për të çuar përpara integrimin në BE të sektorëve të arsimit, kërkimit dhe inovacionit të Ballkanit Perëndimor. Ata theksuan nevojën për të përshpejtuar këtë integrim nëpërmjet rritjes së investimeve të brendshme dhe lehtësirave të dedikuara të financimit të BE-së, të rrënjosura në parimet e solidaritetit dhe përsosmërisë. Pjesëmarrësit njohën gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike për diskursin intelektual për të mbështetur idealet evropiane dhe për të nxitur narrativat pozitive në rajon.”
Disa nga temat që trajtuam në Konferencës së 8-të të Përbashkët të Shkencës së Procesit të Berlinit u përmendën gjithashtu në deklaratën hapëse të kancelarit Scholz dhe në fjalën përmbyllëse të Presidentes së Komisionit von der Leyen.
Ju gjithashtu mund të shikoni njoftimin për shtyp të Qeverisë Federale Gjermane këtu: https://www.bundesregierung.de/breg-en/news/western-balkans-summit-scholz-press-conference-2315020

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës