Ditën e enjte, datë 30 prill 2026, në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Kolegjit Universitar “Tirana College of Technology”.
Marrëveshja e bashkëpunimit ka si qëllim kryesor të krijojë mjete bashkëpunimi në çështje me interes të përbashkët, duke promovuar njëkohësisht bashkëpunimin e përbashkët akademik, arsimor dhe kulturor.
Objekti i kësaj Marrëveshjeje është bashkëpunimi mes dy institucioneve në shkëmbimin e stafit, studiuesve, shkëmbimin e studentëve, kërkimin e aplikuar dhe shkencor, shkëmbimin kulturor dhe mënyra të tjera bashkëpunimi, në mënyrë që të forcojë dhe promovojë cilësinë dhe kapacitetin e tyre në arsim, kërkim shkencor dhe ndikimin e tyre ndërkombëtar.
Bashkëpunimi institucional ndërmjet UPT dhe TCT synon të shtrihet në fushat si:
- Pjesëmarrja në aktivitete, aplikimin në projekte si pjesëmarrje në programe arsimore ndërkombëtare dhe projekte të përbashkëta ndërkombëtare, të BE-së etj, projekte kërkimore shkencore, edukativo-kulturore etj.,
- Konsolidimi i praktikave për rritjen e ndërkombëtarizimit;
- Zhvillimi i burimeve njerëzore, angazhim, shkëmbime dhe/ose trajnimi i stafeve përkatëse;
- Shkëmbimi i përvojave më të mira në fushat me interes të përbashkët etj.
- Organizimi i kurseve ekstrakurrikulare.
- Sigurimi i mundësive të praktikës për studentët e të dyja institucioneve në kompani partnere;
- Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e edukimit, akademisë, kërkimit shkencor, trajnimeve dhe tryezave të rrumbullakta;
- Shkëmbime eksperiencash përmes mbajtjes së leksioneve të hapura, forumeve me të ftuar nga të dy institucionet; etj.
Marrëveshja e bashkëpunimit nga Universiteti Politeknik i Tiranës u nënshkrua nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Kolegji Universitar “Tirana College of Technology” u nënshkrua nga Rektori i këtij kolegji, Prof. Dr. Andonaq Lamani.






