Vizioni i Zyrës së Karrierës në Universitetin Politeknik të Tiranës është të jetë një qendër e njohur dhe e
besuar për zhvillimin e karrierës, e cila fuqizon studentët dhe alumni-t të arrijnë potencialin e tyre të
plotë profesional dhe personal në një treg global pune.
Këshillimi Individual: Ofron seanca këshillimi individuale për të ndihmuar studentët në zhvillimin e planeve të tyre të karrierës, zgjedhjen e fushës profesionale dhe përgatitjen për intervista pune.Këshillimi në grup: Organizimi i sesioneve këshillimi në grup mbi tema të ndryshme të zhvillimit të karrierës.
Zhvillimi i Aftësive Profesionale: Organizimi i trajnimeve dhe workshopeve për të zhvil luar aftësitë e buta dhe të forta që janë të nevojshme në tregun e punës.Përgatitja për intervistat: Trajnime speci ke për përgatitjen për intervistat e punës dhe krijimin e një prezantimi të suksesshëm.
Panairet e Karrierës: Organizimi i panaireve të karrierës ku studentët mund të takohen me punëdhënësit e mundshëm dhe të mësojnë për mundësitë e punësimit dhe praktikave.Evente të rrjetëzimit: Organizimi i eventeve të rrjetëzimit që u mundësojnë studentëve të lidhen me profesionistë të fushave të ndryshme.
Mundësitë e praktikave: Ndihma për të gjetur mundësi praktikash profesionale që i ndihmojnë studentët të tojnë përvojë të vlefshme pune.Gjetja e punës: Mbështetja në kërkimin dhe aplikimin për pozicione të ndryshme pune pas përfundimit të studimeve.
Platforma Online: Sigurimi i aksesit në platforma online ku studentët mund të kërkojnë punë, të aplikojnë për pozicione dhe të ndjekin trajnime të ndryshme.Burimet Informative: Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve informative për zhvillimin e karrierës dhe mundësitë e edukimit të vazhdueshëm.
Krijimi i marrëdhënieve me punëdhënësit: Krijimi dhe mirëmbajtja e lidhjeve të ngushta me kompani dhe institucione për të siguruar mundësi praktikash dhe punësimi për studentët.Bashkëpunimi me Industrinë: Bashkëpunimi me sektorin privat dhe publik për të zhvilluar programe që ndihmojnë në punësimin e studentëve.