Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 30 nëntor 2024, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.
Marrëveshja e bashkëpunimit synon bashkëpunimin midis dy universiteteve për:
- Hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta;
- Pjesëmarrjen në projekte kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, si Erasmus+, Horizon Europe etj;
- Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, debate, konferenca, simpoziume, workshop-e, shkolla verore dhe dimërore, në fusha të ndryshme të shkencës;
- Transferimin e studentëve ndërmjet universiteteve;
- Shkëmbimet afatshkurtra të studentëve dhe stafit akademik/administrativ;
- Përdorimin e literaturës shkencore dhe platformave online, etj;
Nga Universiteti Politeknik i Tiranës, marrëveshja u nënshkruar nga Rektori, Prof. Dr. Akli Fundo dhe nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari.