Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Black Sea Universities Network (BSUN), ftohen studentët dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës për të marrë pjesë në Konferencën e 45–të Ndërkombëtare, organizuar nga BSUN, në Stamboll.
Konferenca titullohet “Qëndrueshmëria e energjisë, siguria, efikasiteti dhe aksesueshmëria në një kohë tranzicioni”, (“Energy Sustainability, Security, Efficiency and Accessibility in a Time of Transition”).
Konferenca do të trajtojë çështjet e sigurisë së naftës dhe gazit, ndryshimet klimatike dhe kufizimin e emetimeve të gazeve serrë, pasiguritë në çmimet e energjisë, përmbushjen e nevojave të ardhshme për energji dhe obsionet termike të teknologjisë.
Për informacion të plotë mbi konferencën, ju lutemi klikoni te: https://www.iaee2024.org.tr/
Për më shumë detaje, ose pyetje të mundshme, mund të kontaktoni te:
office@bsun.org; bsun.ips@gmail.com.