Search
Close this search box.

Menu

Njoftim – Hapet thirrja për aplikime në Programin e Internshipit në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO)

Pë të gjithë studentët e interesuar të Universitetit Politeknik të Tiranës njoftojmë se janë hapur aplikimet për Programin e InternshipitOrganizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet linkut zyrtar:

https://jobs.ilo.org/go/Junior-Professional-Officer-and-Internships/2843301/?q=&q2=&alertId=&locationsearch=&title=&facility=&department=&shifttype=Internship

Ky program u ofron mundësi studentëve të diplomuar (bachelor, master dhe të sapodiplomuarve që kërkojnë një përvojë mësimore praktike në fushat që lidhen me mandatin e ILO-s. Internshipi në ILO është me pagesë dhe shuma varet nga vendndodhja e stacionit të shërbimit (detaje të mëtejshme në faqen zyrtare).

Fushat ku ofrohen praktikat përfshijnë:

  • Mbrojtja e Shëndetit Social dhe Financimi Shëndetësor
  • Komunikimi dhe Media Dixhitale
  • Zhvillimi i Burimeve Njerëzore
  • AI & Inovacioni i të Dhënave
  • Media Sociale
  • Siguria dhe Shëndeti në Punë & Rreziqet Klimatike
  • Politikat Sektoriale për Punëtorët në Pylltari, Bujqësi, Ndërtim dhe Turizëm
  • Politikat për Punëtorët në Transport dhe Detari
  • Punën e Fëmijëve dhe Punën e Detyrueshme
  • Punësimi dhe Paga
  • Shërbimet e Përkthimit
  • Metodat Ekonomike dhe Sasiore
  • Taksonomia Globale e Aftësive
  • Tregu i Punës
  • Shërbimet Ligjore
  • Dialogu Social dhe Tripartizmi

Ftesë e veçantë për kandidatët me aftësi të kufizuara:
ILO ka lançuar Iniciativën për Përfshirjen e Aftësisë së Kufizuar, me 8 profile të dedikuara posaçërisht për persona me aftësi të kufizuara. Më shumë informacion rreth kësaj nisme mund të gjeni në broshurën e bashkëngjitur në platformën e aplikimit.

🕒 Afati i fundit për aplikim: 30 Prill 2025

Mos e humbisni këtë mundësi për të ndërtuar një përvojë ndërkombëtare profesionale me një organizatë me reputacion të lartë botëror!

Disability Internship – EN Apr25 – final

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës