Search
Close this search box.

Menu

Njoftim – Hapet thirrja për aplikime në Trieste Next International Academy Fellowship

Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentët e interesuar të aplikojnë për Trieste Next International Academy Fellowship, një program intensiv që ofron mundësinë unike për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës – Trieste Next, që do të zhvillohet në Trieste, Itali, nga 26 deri më 28 Shtator 2025.

Temat kryesore:

  • Inteligjenca Artificiale dhe Robotika
  • Shkencat Mjekësore dhe Bioteknologjitë
  • Fizika dhe Mekanika Kuantike

Studentët do të ndjekin leksione të specializuara, seminare dhe vizita në qendra kërkimore të njohura në Trieste.

Veçori për këtë vit: Studentët e doktoraturës të përzgjedhur do të kenë mundësinë të paraqesin projektin e tyre kërkimor në një sesion posterash!

Afati për aplikim: E diel, 18 maj 2025

Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të eventit: https://www.triestenext.it/home/

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës