Në kuadër të projektit fitues: “Ngritja e një qendre llogaritëse në mbështetje të bashkëpunimit të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës me projektin europian Compact Muon Solenoid (CMS) në CERN”, është instaluar Klasteri i Serverave, pranë sallës së serverave në godinën C, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Puna për të mundësuar aksesimin e tij nga kushdo i interesuar është në fazën përmbyllëse.
Ky investim përbën një hap të shkëlqyer përpara në fushën e simulimeve dhe modelimit numerik, duke i dhënë një impuls cilësor kërkimit shkencor në këtë drejtim.
Klasteri ofron një infrastrukturë të shkëlqyer për Analiza të Dhënash dhe trajnimin e Rrjetave Neurale përmes serverit me kartë grafike të dedikuar dhe mjaft të fuqishme. Klasteri do të jetë në shërbim të stafit kërkimor të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, si përfitues parësorë. Gjithashtu ai do të jetë në shërbim të kërkuesve në IAL të tjera publike dhe jopublike në hapësirën mbarëshqiptare dhe më gjerë.
Ky klaster targeton biznesin dhe industrinë, duke ofruar një infrastrukturë dinjitoze në shërbim të këtyre të fundit. Në vijim paraqiten karakteristikat kryesore të tij.