Search
Close this search box.

Menu

Komisioni Europian i akordon Universitetit Politeknik të Tiranës ECHE (Erasmus Charter for Higher Education), 2021-2027

Komisioni Europian i akordon Universitetit Politeknik të Tiranës ECHE (Erasmus Charter for Higher Education) për periudhën 2021-2027, duke u bërë kështu një ndër të parët universitete në vend që hap një faqe të re në rrugën drejt ndërkombëtarizimit, si një nga synimet prioritare të universitetit.

Karta Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE) ofron kuadrin e përgjithshëm të cilësisë për aktivitetet e bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar, që një institucion i arsimit të lartë mund të kryejë në kuadër të Erasmus+.

Dhënia e ECHE është një parakusht për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, për të marrë pjesë në lëvizshmërinë mësimore të individëve dhe/ose bashkëpunimin për inovacion dhe praktika të mira në kuadër të Erasmus+.

Akordimi i kësaj certifikate cilësie është një jo vetëm vlerësim për Universitetin Politeknik të Tiranës, por edhe përgjegjësi për përmbushjen e detyrave që lindin nga ajo.

Erasmus Charter for Higher Education

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës