Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, më datë 24 janar 2024, me stafin akademik dhe administrativ të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua sesioni informues e bashkë-bisedues mbi sfidat e praktikat pozitive në luftën kundër korrupsionit e promovimit të kulturës së sinjalizimit.
Në fokus të aktivitetit ishte prezantimi i një panorame gjithëpërfshirëse mbi mekanizmin e sinjalizimit të korrupsionit në Shqipëri, evolimi i këtij mekanizmi në vështrim krahasimor ndërmjet Evropës dhe SHBA-së, njohja me kuadrin ligjor ndëkombëtar dhe kombëtar të zbatueshëm në Shqipëri, garancitë mbrojtëse që parashikon legjislacioni kundrejt sinjalizuesve, si dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë me qëllim përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.