Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (Deutsche Bundesstiftung Umwelt – DBU), ofron Fellowship në Gjermani, për një periudhë kohore nga 6 – 12 muaj, për studentët aktualë PhD dhe për të diplomuarit master të të gjitha disiplinave.
Ky Fellowship, jo vetem u jep mundësi studentëve për të zhvilluar njohurite e tyre praktike, por krijon dhe lidhje ndëristitucionale nëpërmjet supervizorëve të të dy institucioneve.
Info rreth programit: https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/
Aplikimi kryhet online, bashkangjitur linku më poshtë për aplikim:
Për aplikim nevojiten:
- Një projekt proposal (max. 3 faqe A4, shikoni FAQ për strukturën);
- Një leter rekomandim për mbështetje dhe konfirmim të rëndësisë rreth temës së propozuar (1 A4, nga një Profesor, Dr);
- Listë notash dhe diplomat në anglisht;
- CV në anglisht
Ofrohet:
- Pagesë prej 1350 euro (e pa taksuar);
- Sigurim;
- Një muaj (muaji i parë në Gjermani) kurs intensiv gjermanisht (mbulohet nga fondacioni);
- Asistim për gjetjen e host institution (universitet, institut kërkimor, kompani etj);
- Kohëzgjatja e bursës është 6 muaj deri në 12 muaj në varësi të dëshirës dhe ecurisë.
Afati për aplikimet e rradhës është data 5 Mars dhe 5 Shtator 2025.