
Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Zyra e Campus France/Alliance Française de Tirana do të organizojnë në Tiranë, në datën 2 nëntor 2023 (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës), nga ora 10:00 – 12:00 & ora 14:30 – 17:30, Panairin e Studimeve në Francë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve franceze të arsimit të lartë.
Bashkëngjitur gjeni listën dhe profilet përkatëse.
Janë të ftuar në këtë aktivitet profesorë dhe studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të takuar përfaqësuesit e institucioneve franceze dhe për të ndjekur prezantimet e tyre.