Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Anhalt University of Applied Sciences, njoftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës për të marrë pjesë në Shkollën Verore të Anhalt University of Applied Sciences, Dessau Summer School of Architecture (DessArc) 2024.
Website i Dessau Summer School of Architecture: https://dessarc.de/
Afati fundit për aplikim: 29 shkurt 2024
Programi kushton: 1.050 EUR përfshirë ushqimin, akomodimin nga 3 qershor deri 12 korrik 2024 dhe shpenzime aktivitetesh.
Kohëzgjatja e programit: 3 qershor – 12 korrik 2024 Email i programit: afg.summerschool@hs-anhalt.de