Search
Close this search box.

Menu

Zhvillohet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

Për të gjithë studentët dhe të interesuarit ju njoftojmë se në Pallatin e Kongreseve, në datat 5 – 6 tetor 2023 organizohet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër.

Edhe Universiteti Politeknik i Tiranës do të ketë stendën e vet në këtë event, i cili shndërrohet në një vendtakim kyç për rrjetëzimin mes ekspozuesve dhe vizitorëve dhe në një pikë referimi për sektorin e energjisë dhe ndërtimit. E ardhmja, siguria dhe qëndrueshmëria e këtyre sektorëve janë vendimtare për ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit. Prandaj, ekziston një nevojë reale për të kultivuar bashkëpunimin ndërsektorial për teknologji, produkte, shërbime dhe zgjidhje të reja dhe inovative.

Panairi i Energjisë dhe Ndërtimit do të fokusohet në çështje të rëndësishme si energjia e rinovueshme, efiçenca e energjisë gjatë gjithë ciklit të energjisë në të gjithë sektorët, teknologjitë, efiçenca e ndërtimit dhe ndikimi në mjedis. Ky panair dhe forum do të mundësojë ndërveprimin ndërmjet prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve më inovative në industrinë e energjisë dhe ndërtimit. Përveç kësaj, kjo platformë do të promovojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet investitorëve, zhvilluesve dhe konsulentëve.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës