Search
Close this search box.

Menu

PËRFUNDOI PANAIRI I TRETË MBARËKOMBËTAR I BOTIMEVE AKADEMIKE E SHKENCORE, 23-25 PRILL 2024

Në Panairin e 3-të Mbarëkombëtar të Librit Akademik e Shkencor, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, vizitorët shprehën interesim të veçantë për titujt e botuar nga stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në ditën e tretë të panairit, më 25 prill 2024, u prezantua libri: MODERNISATION AND GLOBALISATION. NEW PARADIGMS IN ARCHITECTURE, CITY, TERRITORY.

Kuruar nga: Prof. Florian Nepravishta dhe Prof. Andrea Maliqari

Ky botim me 66 punime ka mbledhur 115 studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme për të shkëmbyer dhe ndarë përvojat dhe rezultatet e tyre kërkimore mbi aspektet e Arkitekturës, Urbanizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në kuadër të tendencave të Modernizimit dhe Globalizimit të shekullit XXI.

Libri u prezantua nga Prof. Florian Nepravishta

Diskutimin e drejtoi Dr. Eled Fagu gjithashtu referuan me video konferencë:
Prof. Mosè Ricci, Università La Sapienza di Roma

Prof. Lorenzo Pignati, Università delli Studi “G. Anunzio” Chieti-Pescara.

Në prezantim morën pjesë profesionist të fushës si dhe kontribuues të botimit të cilët zhvilluan një diskutim të hapur mbi tematikën e librit. Ndoqën prezantimin dhe përshëndetën zëvendëskryetari i Akademisë Shkencave Akademik Vasil Tole, Akademik i Asociuar Gëzim Hoxha dhe Prof. Pirro Thomo.

Librin (PDF) mund të shkarkoni pa pagesë në linkun: https://www.researchgate.net/publication/371752986_MODERNISATION_

AND_GLOBALISATION_NEW_PARADIGMS_IN_ARCHITECTURE_CITY_TERRITORY

dhe

Publisher: La Scuola di Pitagora, Itali

https://www.scuoladipitagora.it/libreria/collane/altre-collane/serie-forum-for-architecture-and-urbanism-fau/modernisation-and-globalisation-open-access?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR1vpuI4v3Gf9EBtKqpSzN5VvIHg2P8jWnxZYK63ByA2iNIamS-KmVZe57E_aem_AUK1_3pRy2MBB7gifMuqylMj4AWi746XAjY4NOE_kHR6rCKuHMVOYdHAryWXDKShNzGXtkDbw7h1nt8bjqwO7ujj

 

 

 

 

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës