Më datë 29 tetor 2024, në Laboratorin e Gjuhës Japoneze në UPT, u zhvillua një takim i përbashkët me një grup pedagogesh dhe studentesh nga Japonia, me fushë studimi në zbatime të elektrokimisë dhe një grupi pedagogesh dhe studentesh në Inxhinierinë Kimike.
Takimi ishte në vijim të lidhjeve dhe shkëmbimeve që UPT zhvillon me universitete japoneze. Takimi u përshëndet nga Rektori i Universitetit Politeknik të tiranës, Prof. Dr. Akli Fundo.