Menu

“Në kuadër të kuadër të marrëveshjes KA171, të programit Erasmus+, nga data 09.06.2025-18.06.2025, u zhvillua Shkolla Verore Ndërkombëtare në AGH University of Krakow, me temë: Practical aspects of groundwater quality monitoring – from sampling to analysis and interpretation of results

Një grup përfaqësues nga Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në një kurs të thelluar, organizuar nga Fakulteti i Gjeologjisë, Gjeofizikës dhe Mbrojtjes së Mjedisit në AGH, Poloni.
Kjo shkollë ndërkombëtare ofroi një përvojë të vlefshme akademike me fokus në monitorimin e cilësisë së ujërave nëntokësore, përmes:
🔹 Leksioneve mbi ujin mineral, termal dhe kurues në Poloni, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë
🔹 Punës praktike në terren për marrjen e mostrave
🔹 Analizave kimike në laboratorët e akredituar të universitetit
🔹 Përdorimit të softuerëve të avancuar si PS IMAGO PRO, GWSDAT dhe Phreeqc
Tetë studentë të FGJM-së dhe FIN-së, përfaqësuan me përkushtim institucionin shqiptar, duke u angazhuar në të gjitha aktivitetet e programit.
Ndërkohë, MSc Aurela Jahja, përfaqësuese e stafit akademik nga FGJM/DSHT, kontribuoi me leksione në disa nga temat kryesore të programit, duke sjellë edhe perspektivën shqiptare në fushën e gjeokimisë
.

Foto galeri nga aktiviteti

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Poiliteknik Tiranë