10-vjetori i Maratonës së Tiranës
19–25 tetor 2026
Bashkia Tiranë u ofron studentëve që zotërojnë Kartën e Studentit mundësinë për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë falas në Maratonën e Tiranës 2026.
Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentët e interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të bëhen pjesë e këtij eventi të veçantë sportiv.
Si të regjistrohesh?
Studentët nuk duhet të plotësojnë formularin online. Për regjistrimin duhet:
- të plotësoni të dhënat në tabelën Excel bashkëlidhur;
- ta dërgoni tabelën e plotësuar në adresën [email protected];
- ta dërgoni brenda datës 29 shtator 2026.
📎Tabela në Excel gjendet këtu.
Merr pjesë, sfido veten dhe festo 10-vjetorin e Maratonës së Tiranës!


