[wpml_language_selector_widget]

Menu

Njoftim – Banka e Shqipërisë, “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2026”

[post-views]

Kemi kënaqësinë e veçantë t’Ju informojmë se Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2026”.

Në këtë konkurs, Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2025 – tetor 2026, të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.

Si çdo vit, përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim.

Në këtë kuadër, do ta vlerësonim shumë ndihmën tuaj për të informuar pedagogët dhe studentët duke mundësuar publikimin e njoftimit dhe posterit në rrjetet sociale të universitetit Tuaj.

Për informacione te mëtejshme lutemi të konsultoheni me faqen e web-it të Bankës së Shqipërisë në këtë link.

Ftesë për tema

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2026”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2025 – tetor 2026, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe

firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi

Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:

  1. Çmimi i parë 250.000 lekë
  2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
  3. Çmimi i tretë 150.000 lekë

Afati i fundit i dorëzimit të temave: 31 tetor 2026

Posteri shqip dhe anglisht

Cmimi i Guvernatorit- rregullat për vitin 2026

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email