Menu

Njoftim: Zhvillohet PANAIRI I INOVACIONIT ABIESSE – Teknologji, inovacion dhe zgjidhje inteligjente për industrinë

[post-views]

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me ABIESSE dhe të misionit të Zyrës së Karrierës dhe Alumni për informimin e studentëve mbi mundësitë e zhvillimit akademik dhe profesional, përcjellim ftesën për studentët dhe pedagogët e UPT-së për të vizituar Panairin e Inovacionit ABIESSE.

Panairi sjell në fokus teknologji, zgjidhje dhe sisteme inteligjente të markave të njohura evropiane, përmes demonstrimeve praktike, prezantimeve, seminareve dhe workshop-eve.

 Informacion mbi aktivitetin

Vendi: Selia qendrore e ABIESSE, Kashar, Tiranë
Data: Deri më 11 shtator 2026
Orari: 10:00–12:30 dhe 15:00–17:00

 Transport nga UPT

Për studentët dhe pedagogët që organizohen në grupe, ABIESSE ofron mundësinë e transportit nga ambientet e UPT-së drejt panairit. Ju lutemi të kontaktoni ne adresën e emailit:  [email protected];

Programi i seminareve dhe workshop-eve gjendet këtu.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email