Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me ABIESSE dhe të misionit të Zyrës së Karrierës dhe Alumni për informimin e studentëve mbi mundësitë e zhvillimit akademik dhe profesional, përcjellim ftesën për studentët dhe pedagogët e UPT-së për të vizituar Panairin e Inovacionit ABIESSE.
Panairi sjell në fokus teknologji, zgjidhje dhe sisteme inteligjente të markave të njohura evropiane, përmes demonstrimeve praktike, prezantimeve, seminareve dhe workshop-eve.
Informacion mbi aktivitetin
Vendi: Selia qendrore e ABIESSE, Kashar, Tiranë
Data: Deri më 11 shtator 2026
Orari: 10:00–12:30 dhe 15:00–17:00
Transport nga UPT
Për studentët dhe pedagogët që organizohen në grupe, ABIESSE ofron mundësinë e transportit nga ambientet e UPT-së drejt panairit. Ju lutemi të kontaktoni ne adresën e emailit: [email protected];
Programi i seminareve dhe workshop-eve gjendet këtu.


