Menu

Njoftim – Hapet thirrja për IT Internship Fest 2026 nga Deloitte

[post-views]

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kompanisë Deloitte, si dhe në vijim të angazhimit të UPT-së për t’u krijuar studentëve mundësi konkrete për zhvillimin e tyre profesional, përmes Zyrave të Këshillimit të Karrierës për të gjithë studentët e interesuar përcillet  mundësia e pjesëmarrjes në IT Internship Fest 2026.

Iniciativa, e organizuar nga Deloitte për të pestin vit radhazi, u drejtohet studentëve të vitit të tretë Bachelor dhe Master, jo vetëm në fushat e Inxhinierisë Informatike dhe Shkencave Kompjuterike, por edhe në Financë, Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Data & Analytics dhe profile të tjera të interesuara për teknologjinë dhe ndërthurjen e saj me biznesin.

Gjatë sesionit informues online, studentët do të njihen me ekipet dhe projektet e Deloitte, mundësitë e praktikës profesionale dhe procesin e aplikimit.

Detajet e sesionit online:

  • Data: 12.11.2026
  • Ora: 12:00
  • Formati: Online
  • Gjuha: Anglisht

🔗 Linku për regjistrim: IT Internship Fest | online meeting – – 21084

Kujdes! Pjesëmarrja në sesionin online është kusht për të fituar të drejtën e aplikimit në programin e praktikës.

UPT fton studentët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të krijuar kontakte me profesionistë të fushës dhe për të hedhur hapa të mëtejshëm drejt karrierës së tyre profesionale.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email