Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen e tretë për aplikime në projektin “Web Challenge Tirana”, një mundësi e dedikuar për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë dhe programimit.
Përmes këtij projekti, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një internship tre mujor, gjatë të cilit do të punojnë për konceptimin, dizenjimin dhe zhvillimin e faqeve të internetit për qytetarët e Tiranës. Procesi përfshin të gjitha fazat e zhvillimit të një projekti ëeb, nga ideimi dhe modelimi i strukturës deri te programimi, testimi dhe prezantimi i projektit përfundimtar.
Aplikimet janë të hapura në periudhën 02.11.2026 – 11.12.2026 dhe kryhen online.
Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni këtu.




