Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kompanisë Deloitte, si dhe në vijim të angazhimit të UPT-së për t’u krijuar studentëve mundësi konkrete për zhvillimin e tyre profesional, përmes Zyrave të Këshillimit të Karrierës për të gjithë studentët e interesuar përcillet mundësia e pjesëmarrjes në IT Internship Fest 2026.
Iniciativa, e organizuar nga Deloitte për të pestin vit radhazi, u drejtohet studentëve të vitit të tretë Bachelor dhe Master, jo vetëm në fushat e Inxhinierisë Informatike dhe Shkencave Kompjuterike, por edhe në Financë, Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Data & Analytics dhe profile të tjera të interesuara për teknologjinë dhe ndërthurjen e saj me biznesin.
Gjatë sesionit informues online, studentët do të njihen me ekipet dhe projektet e Deloitte, mundësitë e praktikës profesionale dhe procesin e aplikimit.
Detajet e sesionit online:
- Data: 12.11.2026
- Ora: 12:00
- Formati: Online
- Gjuha: Anglisht
🔗 Linku për regjistrim: IT Internship Fest | online meeting – – 21084
Kujdes! Pjesëmarrja në sesionin online është kusht për të fituar të drejtën e aplikimit në programin e praktikës.
UPT fton studentët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të krijuar kontakte me profesionistë të fushës dhe për të hedhur hapa të mëtejshëm drejt karrierës së tyre profesionale.



