Javën e kaluar, anëtarët e stafit akademik të Departamentit të Tekstilit dhe Modës – UPT morën pjesë në Javën e Shkëmbimit të Stafit, në kuadër të programit Erasmus+, të organizuar në Universitetin Teknik “Gheorghe Asachi” të Iașit, Rumani.
Gjatë kësaj jave u zhvillua edhe edicioni i 20-të i Konferencës Ndërkombëtare Rumune për Tekstilet dhe Lëkurën (CORTEP 2026), e cila bëri bashkë një komunitet të gjerë dhe mbresëlënës studiuesish e ekspertësh të fushës së tekstilit.




